Pas publikimit të rezultateve të Exit Poll-it nga UBO Consulting në emisionin Debat Plus, në Mitrovicë u vërejt një mospërputhje mes këtyre parashikimeve dhe rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Exit Poll-i tregoi avantazh të qartë për kandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, me 55.9%, ndërsa kandidati i LVV-së, Faton Peci, kishte 39.7%. Kandidati i LDK-së, Gezim Plakolli, mori 4.4%.
Megjithatë, rezultatet paraprake të KQZ-së treguan një garë të ngushtë, me Tahirin në 47.89% dhe Peci në 47.80%, duke çuar garën në balotazh. Pas kësaj, drejtori i UBO Consulting, Valon Feka, deklaroi publikisht se rezultatet e Exit Poll-it ishin të pavarura dhe profesionale, pa asnjë manipulim.
Ai theksoi se bashkëpunimi me TV Dukagjini mbështetet në lirinë e matjeve të opinionit publik, duke përjashtuar çdo ndikim të jashtëm. Përvoja e gjatë e UBO-s në hulumtime ka garantuar gjithmonë integritetin e rezultateve të saj.

Leave a Reply