Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takohen në Durrës këtë të hënë

Në Durrës, të hënën do të zhvillohet samiti i Iniciativës Brdo-Brijuni, ku do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Planin e Rritjes për rajonin.

Kjo iniciativë e përbashkët slloveno-kroate, e nisur në 2013, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjen dhe Hercegovinën. Organizuar nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Millanoviq, dhe udhëhequr nga presidenti shqiptar Bajram Begaj, samiti do të mbledhë liderët e rajonit.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti malazez Jakov Millatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe presidenti serb Alleksandar Vuçiq. Samiti synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të lehtësojë integrimin në BE, me një theks të veçantë në instrumentin financiar të BE-së për rritjen ekonomike, që parashikon investime deri në 2027.

Ndër përfituesit kryesorë janë Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilat do të marrin fonde të konsiderueshme për zhvillimin e tyre ekonomik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *