Udhëzime të reja nga KQZ për plotësimin e fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzimet për procesin e votimit në zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në Kosovë.

Në njoftimin e tyre, KQZ-ja thekson rëndësinë e votës si zëri i qytetarit dhe i bën thirrje popullatës të ushtrojë këtë të drejtë me kujdes. Zgjedhjet Lokale do të zhvillohen më 12 tetor 2025, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Pjesëmarrësit janë inkurajuar të informohen mbi procesin e votimit, përfshirë mënyrën e saktë të plotësimit dhe dorëzimit të fletëvotimeve. Mesazhi i KQZ-së përmbyllet me thirrjen që qytetarët të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e kandidatit të tyre, duke nënvizuar se një votë e vlefshme është shprehje e zërit të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *