Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një djalosh 24-vjeçar nga Deçani, Ujkan Lataj, për dyshimin e përfshirjes në një grabitje.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me autorizimin e Prokurorisë Themelore, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të ndihmuar në lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në njoftimin e policisë, është theksuar se Lataj është i kërkuar për veprën penale të grabitjes dhe ka publikuar fotografinë e tij për të lehtësuar identifikimin.
Ai është i lindur më 2 gusht 2001 në fshatin Carrabreg të Deçanit. Policia bën thirrje që kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij të kontaktojë autoritetet ose të drejtohet tek stacioni më i afërt policor.
Qytetarët janë të inkurajuar të kontribuojnë në përpjekjet për kapjen e tij, duke siguruar ndihmë në ruajtjen e sigurisë publike.

Leave a Reply