Analisti shqiptar në SHBA, Uk Lushi, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për mungesë mbështetjeje ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili është ende në paraburgim në Hagë.
Lushi sugjeron se Osmani, Kurti dhe partitë politike duhet ta nominojnë Thaçin për president në prill 2026, për të korrigjuar gabimet e kaluara. Lushi thekson se ky veprim do të përfundonte ciklin e padrejtësisë dhe do të ndihmonte në pajtimin politik në Kosovë.
Ai argumenton se shteti ka dështuar të mbrojë Thaçin dhe të bashkëakuzuarit e tij gjatë mandatit të Osmanit, ndërsa procesi gjyqësor ka zgjatur pa arsye. Nëse politikanët kosovarë do të veprojnë me mençuri dhe vizion, sipas Lushit, rizgjedhja e Thaçit do të ishte një hap drejt drejtësisë dhe stabilitetit politik.
Gjatë këtij mandati, Kosova mund të sjellë në Prishtinë një gjykatë për krimet e luftës, duke adresuar krimet e kryera nga të tjerët gjatë konfliktit.

Leave a Reply