Ukraina po planifikon një takim të mundshëm mes Presidentit Volodymyr Zelensky dhe homologut amerikan, Donald Trump, gjatë këtij muaji, në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje paqeje.
Rustem Umerov, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, njoftoi se palët amerikane dhe ukrainase kanë arritur një konsensus mbi termat kryesorë të një plani të diskutuar më parë në Gjenevë. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për këtë takim të mundshëm.
Ndërkohë, SHBA bëri të ditur se zyrtarët e saj do të zhvillojnë bisedime me përfaqësues rusë në Abu Dhabi. Situata në terren mbetet e tensionuar, me sulmet ajrore që kanë shkaktuar viktima në të dyja anët: në Kiev, gjashtë persona humbën jetën nga sulmet ruse, ndërsa në rajonin Rostov, tre persona u vranë nga një sulm ukrainas.
Umerov konfirmoi se grupi i tij po përgatit vizitën e Zelensky-t në SHBA, me shpresën për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Trump. Një zyrtar amerikan tha se Ukraina ka rënë dakord “në parim” për një marrëveshje paqeje, por mbeten ende detaje për t’u sqaruar.
Ndërkohë, drafti fillestar i SHBA është kritikuar si i favorshëm për Rusinë, ndërsa propozimet e reja nga Britania, Franca dhe Gjermania janë mirëpritur nga Zelensky për përjashtimin e njohjes së territoreve të pushtuara dhe hapjen ndaj NATO-s.

Leave a Reply