Ulen ndjeshëm çmimet e mallrave të importuara

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publik raportin mbi Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e tretë të vitit 2025, ku vërehet një ulje e përgjithshme e çmimeve.

Në krahasim me tremujorin e dytë të po këtij viti, çmimet e importit kanë rënë me 1.9%. Kur krahasohen me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlerësohet një ulje mesatare prej 0.2%, duke sugjeruar një stabilitet të lehtë vjetor.

Rënia e çmimeve gjatë këtij tremujori është ndikuar kryesisht nga sektorë të tillë si: lëkura dhe artikujt e saj që kanë shënuar një rënie të lartë prej 24.5%, instrumentet optike dhe pajisjet matëse me 8.2%, si dhe produktet minerale me 6.4%. Sektorë të tjerë që kontribuan në këtë rënie përfshijnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, plastika dhe kauçuku, si dhe makineritë dhe pajisjet elektrike.

Gjithashtu, një rënie e lehtë është vërejtur edhe në produktet e industrive kimike. Këto ndryshime reflektojnë luhatjet e tregut të importit për këtë periudhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *