Ulutaş dhe komandanti moldav bisedojnë për sigurinë në Kosovë

Gjenerallejtënant Özkan Ulutaş, komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, mirëpriti sot në selinë e tij në Camp Film City, Prishtinë, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Moldavisë, gjeneral brigade Vitalie Micov.

Në bisedimet e tyre, Ulutaş dhe Micov diskutuan për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it në terren. Gjenerallejtënant Ulutaş vlerësoi lart kontributin e trupave moldave në operacionet e përditshme të KFOR-it, duke nënvizuar profesionalizmin e tyre gjatë shërbimit.

KFOR konfirmoi angazhimin e tij për të zbatuar mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës. Bashkëpunimi i ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in vazhdon të jetë një prioritet për të siguruar stabilitetin në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *