Kompania Union Sh.P.K.
ka njoftuar largimin nga tregu të produktit Aptamil AR 1, me lot numër 111444865 dhe datë skadimi 17 maj 2026, pas shqetësimeve të ngritura nga autoritetet kroate. Megjithëse analizat dhe testimet shtesë të kryera konfirmuan se produktet e kësaj serie janë të sigurta dhe përputhen me standardet rregullatore të Bashkimit Evropian, masa e tërheqjes është ndërmarrë si një kujdes shtesë për sigurinë e konsumatorëve.
Kompania thekson se siguria e foshnjave mbetet prioriteti i saj kryesor dhe se të gjitha produktet Aptamil janë prodhuar sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Ata janë të angazhuar për transparencë të plotë dhe bashkëpunim me autoritetet për të garantuar besimin e prindërve në produktet e tyre.
Union Sh.P.K. u bën thirrje mediave dhe publikut të bazohen vetëm në burime zyrtare për të shmangur keqinformimin dhe shqetësimet e panevojshme.

Leave a Reply