Uragani Melissa prek Kubën pas dëmeve në Xhamajkë

Uragani Melissa ka përfshirë Kubën të mërkurën, duke ardhur pas shkatërrimeve që shkaktoi në Xhamajkë.

Kjo stuhi, më e fuqishmja që ka goditur ishullin e Karaibeve, arriti në brigjet jugore dhe lindore të Kubës me erëra që prekën 195 km/h, sipas Qendrës Kombëtare Amerikane për Uragane. Afro 735 mijë qytetarë u evakuuan nga pjesa lindore e Kubës për shkak të kërcënimit të stuhisë.

Presidenti kubanez, Miguel Diaz-Canel, apeloi për respektimin e urdhrave të evakuimit, duke paralajmëruar për dëme të mëdha të mundshme. Në Xhamajkë, Melissa shkaktoi përmbytje dhe la mbi gjysmë milioni banorë pa energji elektrike.

Kryeministri Andrew Holness njoftoi për dëme në spitale, shtëpi dhe biznese, por ende nuk ka raportime për viktima të konfirmuara. Sipas meteorologëve, ky është uragani i tretë më i fuqishëm që ka prekur Karaibet.

Shkencëtarët theksojnë se ngritja e temperaturave të ujërave të oqeanit po intensifikon uraganet. Ndërkohë, Bahama po përgatitet për goditjen e ardhshme të Melissës, me evakuime të detyrueshme në zonat jugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *