Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë një tur ballkanik në fillim të javës së ardhshme, siç është konfirmuar nga ky institucion.
Ajo do të vizitojë Tiranën të hënën, më 13 tetor, duke nisur kështu një udhëtim tre-ditor që përfundon të mërkurën, më 15 tetor, në Shkup. Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë të mërkurën, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kjo shënon vizitën e saj të parë në rajon gjatë mandatit të dytë, pas një turi të mëparshëm që u zhvillua një vit më parë në përfundim të mandatit të saj të parë, ku ajo vizitoi gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply