Një anije transportuese nafte, e njohur si “Boracay”, e cila është pjesë e “flotës në hije” të Rusisë, u ndalua nga forcat detare franceze pranë Danimarkës.
Kjo ndalesë ndodhi pas dyshimeve se anija ishte përdorur për nisjen e fluturimeve të paidentifikuara të dronëve, që shkaktuan mbylljen e disa aeroporteve. Prokurori publik në Brest, Stephane Kellenberger, informoi se dy anëtarë të ekuipazhit, që u prezantuan si kapiteni dhe ndihmësi i tij, janë marrë në mbajtje.
Ata nuk arritën të justifikojnë nacionalitetin e anijes dhe refuzuan të bashkëpunojnë me autoritetet. Pamjet tregojnë personelin ushtarak francez duke iu afruar anijes me një barkë të shpejtë dhe duke hipur në të përmes një palë shkallësh.
Anija kishte lundruar nga terminali rus i naftës në Primorsk, duke bartur 750 mijë fuçi nafte, me destinacion Vadinarin në Indi. Aktualisht, anija është dërguar në Saint-Nazaire, Francë, ku po vazhdon hetimi.
Fluturimet e dronëve, të cilat ndodhën më 22 dhe 24 shtator, mbeten të pashpjeguara.

Leave a Reply