Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri të plotë, një proces që do të përfundojë në vitin 2028, ka sjellë përmirësime të dukshme në fuqinë ushtarake të vendit.
Sipas platformës “GlobalFirepower”, Kosova është ngjitur në vendin e 138-të nga 145 shtete, duke bërë një progres prej tre vendesh krahasuar me vitin e kaluar. Kosova ka në përbërje të saj dronët turk “Bayraktar” dhe fluturaket amerikane “Puma”.
Në të ardhmen, planifikohet pajisja me helikopterët amerikanë “Black Hawk”. Megjithatë, fuqia ajrore e Kosovës ende nuk përfshin helikopterë dhe aeroplanë sulmues me pilotë, gjë që ndikon në vlerësimet e “GlobalFirepower”.
Në kapacitet të plotë, Kosova mund të mobilizojë deri në 17,500 persona, ndërsa forca aktive ushtarake përfshin 9,500 ushtarë, përfshirë 4,000 rezervistë. Ndërkohë, Serbia, e cila konsiderohet një kërcënim i vazhdueshëm, renditet e 63-ta me një numër të lartë të trupave dhe pajisjeve ushtarake.
Shqipëria, me një buxhet mbrojtjeje mbi 700 milionë euro, është renditur e 77-ta në listë.

Leave a Reply