Të premten, më 12 dhjetor, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të realizojë një ushtrim të gjerë nga ora 15:00 deri në 21:00.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për shmangien e qarkullimit në zonën e lagjes Arbëria, rreth Ambasadës Amerikane, për shkak të ushtrimit dhe ndërprerjes së përkohshme të disa rrugëve. Këto ushtrime synojnë përforcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe përgatitjen për menaxhimin e situatave emergjente dhe incidenteve të mundshme.
Policia ka theksuar rëndësinë e testimit të kohës së reagimit dhe efektivitetit të zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe përmirësimin e komunikimit dhe koordinimit mes njësive dhe institucioneve përkatëse. Gjatë ushtrimit, do të ketë prani të shtuar të Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës, me përdorim të altoparlantëve, sirenave dhe pajisjeve logjistike policore.
Kjo është vetëm një stërvitje dhe kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i plotë i qytetarëve.

Leave a Reply