Në zonën stërvitore të Kampit Vrelo në Prishtinë, sot u zhvillua ushtrimi “Golden Sabre 2025”, një aktivitet i organizuar nga KFOR-i nën udhëheqjen e NATO-s, në bashkëpunim me Misionin për Sundim të Ligjit të BE-së dhe Policinë e Kosovës.
Gjeneralmajori Özkan Ulutaş, komandanti i KFOR-it, përmes një postimi në ‘Facebook’, theksoi se kjo stërvitje është një dëshmi e qartë e gatishmërisë dhe ndërveprimit ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin efektiv që kontribuon në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit.
Në këtë ushtrim mori pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila u angazhua në operacione për heqjen e pajisjeve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme, duke vepruar në përputhje me mandatin e saj për sigurinë dhe menaxhimin e rreziqeve.

Leave a Reply