Një vajzë e mitur është shpallur e zhdukur në Junik, të dielën mbrëma.
Sipas familjes, vajza e identifikuar si D.H. u largua nga shtëpia pa lajmëruar prindërit e saj.
Babai i saj, L.H., ka deklaruar se vajza u pa për herë të fundit duke hyrë në një automjet të dyshuar, të markës Peugeot dhe ngjyrë gri, me targa të panjohura, në rrugën kryesore Junik–Rastavic, duke u nisur drejt fshatit Rastovic. Në momentin e zhdukjes, vajza kishte veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona farmerka të zeza.
Ajo ka flokë të zeza dhe është rreth 1.55 metra e gjatë. Familja ka treguar se vajza kishte kontakte të mëparshme me një djalë nga komuna e Istogut, por identiteti i tij nuk është i njohur.
Rasti është trajtuar si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë për të Mitur, ka filluar hetimet dhe kërkimet intensive për gjetjen e vajzës.

Leave a Reply