Vajza 15-vjeçare nga Skenderaj dhunohet, Policia kërkon autorin

Në Skenderaj është raportuar një ngjarje shqetësuese ku një vajzë e mitur 15-vjeçare ka pretenduar se është abuzuar seksualisht në një motel nga një person ende i panjohur.

Sipas burimeve zyrtare, vajza, e identifikuar si L.Sh., ishte strehuar më parë në një qendër për viktima të dhunës seksuale. Më 5 tetor 2025, ajo kishte braktisur strehën bashkë me një shoqe të saj.

Gjatë intervistës më 8 tetor, ajo ka treguar se gjatë kësaj kohe kishte lëvizur në disa vende dhe më 6 tetor kishte qëndruar në një motel në Skenderaj, ku ka ndodhur incidenti. Hetuesit kanë konfirmuar se më 5 tetor, e mitura ishte larguar nga strehimorja me një shoqe të saj, dhe më pas, më 6 tetor, kishin qëndruar në Motel “Relaks” në Skenderaj.

Më 8 tetor, vajza është intervistuar nga policia dhe ka rrëfyer ngjarjen. Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për rastin “Dhunim” dhe viktima është dërguar për ekzaminim në IML-Prishtinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *