Vajza 9-vjeçare plagoset nga të shtënat me armë në Gjakovë

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në qytetin e Gjakovës, ku një konflikt mes dy individësh ka çuar në përdorimin e armëve.

Si pasojë e këtij incidenti, një vajzë 9-vjeçare, e cila po kalonte aty pranë, është plagosur. Sipas burimeve nga IndeksOnline, personat e dyshuar janë pjesë e familjeve Kurti dhe Duraku.

Vajza e lënduar fillimisht është trajtuar në spitalin e Gjakovës dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kujdes të mëtejshëm. Ngjarja është konfirmuar nga drejtori rajonal i policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka deklaruar se deri tani nuk ka arrestime, megjithëse të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit.

Njësitë policore janë angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e rastit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *