Familja e akademikut të ndjerë, Nexhat Daci, ka bërë të ditur detajet e ceremonisë mortore që do të mbahet më 2 janar 2026.
Varrimi do të zhvillohet me nderime shtetërore nga ora 13:40 deri në 14:20 në varrezat e Dragodanit. Ceremonitë do të fillojnë me homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 09:00 deri në 11:45, pasuar nga një Akademi Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit, nga ora 12:00 deri në 12:45.
Familja ka shpërndarë një njoftim ku shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e Nexhat Dacit, duke e kujtuar atë për përkushtimin dhe kontributin e tij të veçantë ndaj familjes dhe shoqërisë. Ata kanë falënderuar të gjithë për ngushëllimet dhe respektin e treguar.
E pamja do të zhvillohet nga 3 deri më 5 janar, në Hotel Sirius, nga ora 10:00 deri në 17:00. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

Leave a Reply