Vajza e Salih Mustafës Shpreh Indinjatën: Babai Im Nuk do të Paguajë për Viktima të Sajuara nga Prokuroria

Vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i njohur si “Cali”, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës në lidhje me çështjen e viktimave.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Buna Mustafa ka bërë të ditur se pas një bisede me babain e saj, ai ka shprehur qëndrimin e tij se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i motivuar nga politika.

Si pasojë, sipas saj, Mustafa nuk ka ndërmend të kërkojë ndihmë nga shteti dhe populli për të paguar viktimat që, sipas tij, janë të fabrikuara nga prokuroria.

“Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, citon vajza e tij, të ketë thënë Salih Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *