Sipas analistit Syla, zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme dhe pritet të zhvillohen nga fundi i dhjetorit.
Një nga arsyet kryesore, sipas tij, lidhet me afatet kushtetuese dhe nevojën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda këtij kalendari. Syla thekson gjithashtu se asnjë parti politike nuk është e gatshme të hyjë në një koalicion të përkohshëm pa siguruar numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të ri.
Kjo situatë është kritike, pasi mandati i Presidentes Vjosa Osmani përfundon pas pesë muajsh, duke e detyruar vendin të shkojë sërish në zgjedhje. Ai sugjeron se vetëm një proces i ri zgjedhor mund të krijojë një koalicion të gjerë, me më shumë mundësi që të udhëhiqet nga opozita, për të kapërcyer krizën politike aktuale dhe për të arritur një stabilitet të qëndrueshëm për katër vitet e ardhshme.

Leave a Reply