Vasfije Krasniqi proteston në Tiranë kundër Serbisë

Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, po merr pjesë në një protestë në Tiranë për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së.

Ajo ka theksuar se qëllimi i saj është t’i dërgojë një mesazh botës, duke theksuar se Serbia është ajo që duhet të përgjigjet për krimet e luftës në Kosovë. “Kam ardhur për të treguar që Serbia duhet të dënohet, ndërsa ushtria jonë ka vlerë sepse është ushtria e Kombit,” u shpreh ajo për rtv 21.

Protesta pritet të nisë në ora 17:00, dhe tashmë një numër i madh qytetarësh kanë ardhur nga Kosova për t’iu bashkuar këtij manifestimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *