Vazhdojnë tensionet mes Muhaxherit dhe Kelmendit në Pejë

Mbrëmjen e sotme në emisionin Pressing në T7 po zhvillohet një debat mes kandidatëve për kryetar të komunës së Pejës.

Të pranishëm në këtë diskutim janë Gazmend Muhaxheri nga LDK dhe Taulant Kelmendi nga LVV. Gjatë debatit, tensionet mes dy kundërshtarëve janë rritur, duke u përplasur me deklarata të forta.

Kelmendi shprehu zhgënjimin e tij për komentin e Muhaxherit që barazon qeverinë e Albin Kurtit me atë të Millosheviqit, veçanërisht për ndërhyrjet në veri. Muhaxheri iu përgjigj duke theksuar se këto janë vetëm parulla të LVV-së, duke shtuar se e gjithë Peja e di mirë se kush është Kelmendi dhe me kë ka bashkëpunuar.

Kelmendi reagoi duke përmendur se edhe Muhaxheri është i njohur në Pejë, duke bërë të ditur se baballarët e tyre kanë punuar së bashku dhe se babai i Muhaxherit ka qenë kamarier në Beograd. /GazetaExpress


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *