Vedat Muriqi, ylli i ekipit të Mallorcas, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit në La Liga, duke u bërë i pari lojtar nga Kosova që e fiton këtë çmim prestigjioz në kampionatin spanjoll.
Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi nga Prizreni ka pasur një performancë të jashtëzakonshme, duke shënuar pesë gola. Ai fillimisht gjeti rrjetën kundër Gironas dhe pastaj në ndeshjen kundër Rayo Vallacanos.
Muriqi kompletoi një het-trik të mrekullueshëm në fitoren me rezultat 3-2 ndaj Athletic Bilbaos. Aktualisht, ai renditet si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, me 14 gola, duke ndjekur vetëm Kylian Mbappe.
Faqja zyrtare e kampionatit e përgëzoi me fjalët “Pirati. Vedat Muriqi nga Mallorca është lojtari më i mirë i muajit janar në La Liga”, duke e vlerësuar kontributin e tij.

Leave a Reply