Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë në La Liga me ekipin e Mallorcës.
Në ndeshjen kundër Getafes, ai shënoi golin e parë të takimit pas vetëm 14 minutash lojë, duke e kaluar ekipin e tij në avantazh. Goli erdhi pas një asistimi të saktë nga Mojica, ku Muriqi përfitoi për të gjuajtur saktë nga afërsia, duke treguar edhe një herë rëndësinë e tij në sulmin e Mallorcës.
Ky ishte goli i gjashtë i Muriqit në kampionatin spanjoll për këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të lartë.

Leave a Reply