Veliu reagon: Përjashtimi nga lista tregon frikë ndaj ndikimit tim elektoral

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka shprehur zhgënjim për mungesën e tij në listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim në ‘Facebook’, Veliu i ka quajtur të padrejtë vendimet e marra nga brenda partisë së tij, duke theksuar se përjashtimi i tij nuk është i bazuar në arsye politike. Ai falënderoi qytetarët dhe aktivistët që kërkuan përfshirjen e tij, duke theksuar se ky vendim është një manovër e pabazuar dhe e motivuar nga interesat personale të individëve që kanë harruar kontributin e tij për LDK-në.

Veliu shprehu se nuk është bërë barrë për askënd dhe se vendimi për ta përjashtuar nuk fyen vetëm atë, por edhe votuesit që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij politike. Me një qëndrim të vendosur, ai deklaroi se nuk do të heshtë dhe do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe transparencë deri në fund.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi i betejës për të drejtat e tij dhe të votuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *