Më 14 dhjetor në Oman ndodhi një plaçkitje e sofistikuar, ku u përfshi Avdush Bala, vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut, Nazlie Bala.
Sipas raportimeve, Bala dhe një bashkëpunëtor dyshohet se vodhën bizhuteri me vlerë 2 milionë euro. Dyshuarit kishin hyrë në Oman me viza turistike dhe ishin vendosur në një hotel afër dyqaneve të bizhuterisë në Al Ghubrah.
Bala mbante një pasaportë australiane. Pasi vëzhguan zonën, ata realizuan plaçkitjen në orët e hershme të mëngjesit, duke thyer murin e një dyqani dhe duke vjedhur bizhuteri të shumta.
Më pas, me forcë hapën kasafortën dhe morën para të gatshme. Pas hetimeve, policia e Omanit arrestoi të dy të dyshuarit dhe konfiskoi pajisjet e përdorura, të cilat ishin fshehur në një plazh në Siefa.
Këto pajisje u transportuan me anije të marrë me qira. Autoritetet konfirmuan se procedurat ligjore ndaj tyre janë në vazhdim.
Kjo nuk është hera e parë që familjarët e Nazlie Balës përfshihen në vepra penale. Në shtator 2019, nipërit e saj u arrestuan për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, ku policia e Kosovës zbuloi dy laboratorë të fshehtë për përpunimin e drogës.

Leave a Reply