Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuar, ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të zhvillohen midis 9 dhe 13 shkurtit të vitit 2026.
Në përfundim të kësaj faze, Trupi Gjykues do të mbyllë çështjen dhe do të kalojë në shqyrtim për të arritur në një vendim përfundimtar. Doyle ka theksuar se aktgjykimi pritet të shpallet brenda 90 ditëve pas mbylljes së çështjes, me mundësinë e një zgjatjeje deri në 60 ditë nëse kërkohet më shumë kohë për shkak të rrethanave.
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, duke u përballur me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, për të cilat ata janë deklaruar të pafajshëm. Këto akuza janë ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe përfshijnë figura si Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi.

Leave a Reply