Mit’hat Llozhani, një shtetas i Kosovës dhe ish-ushtar i UÇK-së, është vendosur në paraburgim për 30 ditë në Beograd nga autoritetet serbe, pas arrestimit të tij tre ditë më parë.
Informacioni është konfirmuar nga të afërmit e tij për PortalinMagazina.com. Llozhani ishte në udhëtim nga Gjermania drejt Kosovës përmes Serbisë kur u ndalua nga policia serbe.
Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën kartelën e tij të veteranit, çka çoi në arrestimin e tij. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kosovës ka raportuar se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka informuar Delegacionin e Bashkimit Europian për këtë çështje.
Po ashtu, janë dërguar nota verbale drejt misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it në Serbi, me synimin për të siguruar përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së Llozhanit.

Leave a Reply