Verifikimi i votave zbulon gabime në numërimin për Tahirin dhe Pecin

Të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës.

Në shkollën “Ish Shkolla Bujqësore”, sipas numërimit fillestar, Arian Tahiri kishte marrë 111 vota, ndërsa Faton Peci 52. Megjithatë, pas verifikimit në qendrën komunale, KQZ zbuloi se Tahiri kishte marrë gjithsej 124 vota, duke u rritur me 13 vota nga numërimi fillestar.

Ndërkohë, Faton Peci u konfirmua me 58 vota, një rritje prej 6 votash. Situata në Mitrovicë ka tërhequr vëmendje, pasi sondazhet e exit poll-eve sugjeronin një fitore të qartë për Tahirin pa nevojën e balotazhit.

Të martën, Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të mbledhur informacion mbi dyshimet për manipulim të votave në këtë qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *