Vesa Vllasaliu përballet me situatë të papritur në aeroport

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Vllasaliu, ka bërë një reagim lidhur me një incident të pakëndshëm që pretendon se ka ndodhur në një aeroport në Zvicër.

Ajo shprehet se një grua ka tentuar ta filmojë pa lejen e saj. Vllasaliu theksoi se një police në aeroport ndërhyri pasi e vuri re këtë veprim dhe paralajmëroi gruan për sjelljen e saj.

Ajo shtoi se nuk e raportoi incidentin, duke theksuar se nëse do të kishte vepruar ndryshe, do të kishte përfituar financiarisht. Ndërkohë, në përgjigjet ndaj ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Vllasaliu ka sqaruar se lidhja e saj me Daku nuk është formalizuar ende me martesë.

Ajo zbuloi gjithashtu se është në pritje të një propozimi për martesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *