Deri tani, vetëm gjashtë parti kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Afati për dorëzimin online të këtyre listave përfundon sonte në mesnatë, më 7 dhjetor 2025. Partitë që kanë paraqitur kandidatët e tyre janë: Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 12 kandidatë, SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU me 35 kandidatë, JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA me 23 kandidatë, PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS me 40 kandidatë, Kosovaki Nevi Romani Partia me 11 kandidatë dhe FJALA me 20 kandidatë.
KQZ-ja do të dorëzojë kërkesat e nevojshme në disa institucione për të verifikuar përshtatshmërinë e kandidatëve sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, për të siguruar certifikimin e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje.

Leave a Reply