Veteranët e UÇK-së do të mbajnë një konferencë të rëndësishme në Tiranë nesër.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar një konferencë për media të hënën.

Sipas njoftimit, konferenca do të zhvillohet në Tiranë, duke filluar nga ora 12:00, raporton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë ishin të mbushura me billboarde që mbështesnin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mbarë Tiranën, u shfaq mesazhi “Liri për çlirimtarët” së bashku me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Më poshtë janë pamjet me billboarde në rrugët e Tiranës:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *