Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur pakënaqësi ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me protestën që do të mbahet në Tiranë.
Sipas OVL UÇK, kjo deklaratë tregon një përpjekje për të politizuar dhe për të ulur vlerën e protestës së planifikuar për 17 tetor në Tiranë. Organizata thekson se protesta nuk është e lidhur me asnjë parti politike, por është një shprehje e vullnetit të popullit shqiptar, zëri i veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve që kundërshtojnë padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ata theksojnë se nuk do të lejojnë që lufta e tyre të përdoret për interesa politike dhe kërkojnë drejtësi për luftëtarët e tyre dhe ndëshkim për krimet e Serbisë. Në komunikatën e tyre, OVL UÇK falënderon Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe institucionet shqiptare për mbështetjen e dhënë ndaj protestës, duke e quajtur atë një manifestim kombëtar, e jo partiak.

Leave a Reply