Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Hoti, ka bërë një thirrje për ndihmë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ka bërë të ditur se po vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave, ku njëra prej tyre është e papërdorshme dhe tjetra është në një gjendje kritike, shkruan rajoni.org.
Aktualisht, Hoti po i nënshtrohet seancave të rregullta të dializës çdo ditë të dytë dhe ka njoftuar se do të marrë dokumentacionin për procedurat e transplantit jashtë vendit, në Turqi, këtë të martë.
Hoti, i cili dikur ishte pjesë e radhëve të UÇK-së, thekson se deri më tani nuk ka dashur të kërkojë ndihmë, qoftë si veteran apo si banor i Skenderajt. Megjithatë, përballë situatës së vështirë, ai kërkon mbështetje nga të gjithë ata që kanë mundësi.
Postimi:
Përshëndetje për të gjithë.
Dua t’ju informoj për gjendjen time shëndetësore. Kam një sëmundje të veshkave që tashmë ka arritur në fazën përfundimtare, me vlera të caktuara deri në 937. Njëra veshkë nuk funksionon fare, ndërsa tjetra po dobësohet gjithnjë e më shumë.
Aktualisht, po bëj dializë në seanca, një ditë po, një ditë jo.
Tashmë, këtë të martë, do të marr letrat për transplant jashtë vendit – në Turqi, për transplant të veshkave.
Deri më tani nuk kam pasur dëshirë të obligohem si pjesëtar i UÇK-së apo si banor i komunës së Skenderajt për asgjë.
Pra, këtë të martë marr letrat dhe filloj procedurat për transplant.
Faleminderit të gjithë shokëve dhe miqve. Ndoshta nuk kam mundur t’ju kthej mirësitë që më keni bërë, por inshaAllah Allahu do t’ju shpërblejë të gjithëve.

Leave a Reply