Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51% të votave, bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që përfshijnë 99.93% të kutive të votimit.
Albin Kurti, kandidati kryesor i kësaj partie, ka fituar mbi 400 mijë vota, duke u bërë personi më i votuar në historinë e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës është renditur në vendin e dytë me 20.24%, ndërsa Lidhja Demokratike ka marrë 13.26% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur në 5.51%. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vijon procesi i numërimit të votave të postës, ndërsa pritet të mbërrijnë pako të tjera me fletëvotime nga disa qendra ndërkombëtare, përfshirë Parisin dhe Berlinin.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, janë ende 3,185 pako të paprocesuara, që pritet të arrijnë së shpejti. Ndërkohë, Lidhja Demokratike ka rimarrë një ulëse në Kuvend, duke e kaluar Partinë Demokratike në këtë aspekt.

Leave a Reply