Vetëvendosje formon koalicion zgjedhor me tre parti të tjera

Ndërsa afati për aplikim për certifikim në zgjedhje po përfundon, deri në orën 20:30 të së dielës, 17 subjekte politike kanë dorëzuar aplikimet e tyre për pjesëmarrje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se ndër këto subjekte janë tre koalicione të ndryshme. Një nga koalicionet e deklaruara është “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i cili përfshin katër parti: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Koalicioni tjetër, “PAI – PDAK – LPB”, përbëhet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim. Ndërkohë, “Koalicija VAKAT” përfshin Demokratska Stranka Bošnjaka, Bošnjačka Stranka Kosova dhe Demokratska Stranka Vatan.

Përveç koalicioneve, disa parti të tjera kanë aplikuar, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë është deri më 7 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *