Vetëvendosje në Gjakovë propozon koalicion me LDK-në

Dega e Vetëvendosjes në Gjakovë ka bërë thirrje publike për një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

Këtë ftesë e ka bërë Ardian Gola, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës. Në letrën e tij, Gola thekson se qeverisja aktuale në Gjakovë ka krijuar një sistem të ngurtë që për vite me radhë ka ndarë privilegje në vend të mundësive, duke favorizuar interesa të ngushta dhe duke penguar meritokracinë.

Ai sugjeron se është koha për një ndryshim dhe fton LDK-në që, pavarësisht dallimeve të shumta, të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët: kthimin e kontrollit të Gjakovës te qytetarët e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *