Kompania Viva Fresh Store ka paralajmëruar konsumatorët për raste të reja të keqpërdorimit të emrit të saj nga individë dhe faqe të paautorizuara, të cilët po përhapin informacione të pavërteta në lidhje me lojëra shpërblyese.
Në një deklaratë për media, Viva Fresh Store thekson se të gjitha lojërat shpërblyese dhe njoftimet zyrtare mund të gjenden vetëm në faqen e saj zyrtare në Facebook: Viva Fresh Store. Kompania i këshillon konsumatorët të jenë vigjilentë dhe të mos ndajnë informacione personale apo bankare me burime të dyshimta ose të paautorizuara.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm,” thuhet në njoftimin e Viva Fresh Store, duke theksuar se siguria e klientëve mbetet prioriteti kryesor për kompaninë.

Leave a Reply