Vizita e oficerëve ndërkombëtarë, Osmani thekson rëndësinë për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mirëpriti një delegacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë gjeneralë, kolonelë dhe oficerë nga 16 vende dhe mbi 30 akademi ushtarake nga kontinente të ndryshme si Evropa, Amerika e Veriut, Azia dhe Afrika.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë. Në një postim në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e këtij simpoziumi për vendin, duke vlerësuar arritjet e Akademisë së Mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare në mbrojtje.

Ajo nënvizoi se ky event pasqyron progresin e Kosovës dhe rëndësinë e saj në aleancat ushtarake globale. Presidentja shprehu krenari për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për bashkëpunimin ushtarak me aleatët, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *