Vjosa Osmani komenton mundësinë e rikandidimit presidencial

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur qëllimin e saj për të përfunduar një mandat të plotë pesëvjeçar si udhëheqëse e shtetit.

Gjatë një konference për media, ajo theksoi se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit. Osmani theksoi rëndësinë e formimit të Kuvendit dhe Qeverisë përpara se të merret ndonjë vendim lidhur me çështjen e rikandidimit të saj për postin e presidentes.

“Do ta përmbush mandatin tim deri në fund, për pesë vjet. Rikandidimi do të diskutohet pas konsolidimit të Kuvendit dhe Qeverisë,” tha Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *