Në një intervistë me median prestigjioze “Politico”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar arritjet në luftën kundër krimit të organizuar në vend.
Ajo ka pohuar se së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë arritur të çmontojnë mbi 900 banda kriminale gjatë pesë viteve të fundit, duke e quajtur këtë një fitore të rëndësishme kundër asaj që ajo e përshkroi si “mafia e Ballkanit”. Në të njëjtën kohë, në Meksikë dhe Kolumbi, dy vende të njohura për aktivitetet e karteleve kriminale, ekzistojnë gjithsej rreth 330 banda aktive.
Në Meksikë, kartelet kryesore përfshijnë Sinaloa dhe Jalisco New Generation, ndërsa në Kolumbi, Ejercito de Liberacion Nacional dhe fraksione të FARC-EP janë më të njohurat. Krahasuar me këto vende, Kosova ka bërë përparime të mëdha në uljen e nivelit të krimit, sipas Osmanit, duke e çuar atë në nivelin më të ulët historik.
Këto hapa janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin në rajon.

Leave a Reply