Vlera e ekipeve dhe lojtarëve kyç të Kosovës dhe Zvicrës

Para ndeshjes së sotme kundër Zvicrës, ekipi kombëtar i Kosovës përballet me një diferencë të konsiderueshme në vlerësimin e tregut.

Në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Dardanët luajnë si pritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45. Sipas të dhënave nga Transfermarkt, skuadra e Kosovës ka një vlerë totale prej 131.38 milionë euro, ndërsa ajo e Zvicrës arrin në 240.40 milionë euro.

Dallimi thelbësor mes dy ekipeve qëndron te lojtarët zviceranë si Dan Ndoye dhe Gregor Kobel, të cilët secili vlerësohet në 40 milionë euro. Ndërkohë, Manuel Akanji, Johan Manzambi, Granit Xhaka dhe Breel Embolo janë gjithashtu emra me vlerë të lartë në treg.

Nga ana tjetër, futbollisti më i vlerësuar i Kosovës është Edon Zhegrova me 25 milionë euro, ndërsa Fisnik Asllani, Amir Rrahmani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu ndjekin me vlera të konsiderueshme. Në ranglistën e FIFA-s, Zvicra zë vendin e 17-të, ndërsa Kosova mban pozitën e 84-të.

Në Grupin B, Zvicra kryeson me 13 pikë, ndërsa Kosova ka grumbulluar 10 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *