Vlora Çitaku, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se PDK është fituese në zgjedhjet lokale të fundit.
Pas përfundimit të procesit të votimit në Kosovë, Çitaku falënderoi qytetarët për mbështetjen e tyre. Sipas saj, PDK ka dalë fituese në shumicën e komunave pa nevojën e një balotazhi dhe është në garë në disa komuna të tjera për balotazh.
Ajo theksoi se partia ka marrë më shumë vota se çdo parti tjetër dhe ka siguruar numrin më të madh të asamblistëve në kuvendet komunale. Duke iu referuar rezultateve të exit poll-eve, Çitaku tha se rezultati i vërtetë është ai që do të dalë nga kutitë e votimit.
Ajo shprehu besimin se kandidati i tyre për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është në balotazh, bazuar në të dhënat e ekipeve të tyre në terren. Çitaku kërkoi nga komisionerët dhe vëzhguesit që të mbrojnë çdo votë dhe të raportojnë çdo parregullsi.

Leave a Reply