Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Gjatë kësaj ndeshjeje, disa tifozë të Kosovës kanë fishkëllyer për lojtarin Granit Xhaka, çka ka shkaktuar reagime. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këtij veprimi.
Ajo ka theksuar në një postim në Facebook se fishkëllimi ndaj Xhakës është një fishkëllim ndaj historisë së kombit tonë. Çitaku kujtoi kohën kur ishte Ambasadore në SHBA dhe Zvicra triumfoi kundër Serbisë në Kampionatin Botëror, ngjarje që solli vëmendje të madhe mediatike ndaj Kosovës.
Ajo theksoi se kjo ndeshje e bëri botën të flasë për luftën dhe vuajtjet e Kosovës, për diasporën dhe për sakrificat e familjarëve të Xhakës dhe Shaqirit. Sipas saj, mbështetja për Xhakën është mbështetje për historinë dhe qëndresën tonë.

Leave a Reply