Kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë, znj.
Vlora Hyseni, drejtoi Komitetin Civil të Inteligjencës së NATO-s gjatë takimeve të rëndësishme të zhvilluara këtë javë në Bruksel. Këto takime, të mbajtura në selinë e NATO-s, përfshinë Komitetin Civil të Inteligjencës (CIC), Komitetin Ushtarak të Inteligjencës (MIC) dhe mbledhjet e përbashkëta CIC-MIC, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Gjatë takimit, Sekretari Rutte theksoi rëndësinë e inteligjencës në trajtimin e kërcënimeve globale dhe në mbështetjen e Ukrainës. Ai nënvizoi se kontributi i shërbimeve të inteligjencës është thelbësor për planet mbrojtëse të Aleancës dhe për ndërgjegjësimin ndaj kapaciteteve të kundërshtarëve.
Diskutimet strategjike përfshinë sfidat e krijuara nga konflikti i Rusisë në Ukrainë dhe marrëdhëniet e saj me vende si Kina, Koreja e Veriut, Bjellorusia dhe Irani. Gjithashtu, u trajtua integrimi i teknologjive të reja në inteligjencën e NATO-s.
Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, vlerësoi thellësinë dhe cilësinë e inteligjencës së Aleancës, theksuar për rëndësinë e saj në mbarëvajtjen e operacioneve.

Leave a Reply