Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës, ka shënuar golin e tij të parë për sezonin aktual me ekipin e Comos.
30-vjeçari, i cili luan në krahun e djathtë, realizoi golin vendimtar në fitoren 3:1 kundër Hellas Veronas në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A. Vojvoda u fut në lojë në minutën e 78-të dhe goli i tij erdhi në minutën e dytë të kohës shtesë, me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.
Pas kësaj fitoreje, Como ka arritur të grumbullojë 16 pikë pas nëntë ndeshjeve, ndërsa Hellas Verona mbetet me pesë pikë në total.

Leave a Reply