Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë e disa hapave të rëndësishëm për Kosovën pas vizitës së saj në këtë vend, ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Von der Leyen apeloi për vazhdimin e ndërtimit të institucioneve të forta dhe uljen e tensioneve, duke theksuar se këto janë kyçe për të ardhmen e Kosovës në integrimin evropian. Ajo përsëriti mbështetjen e BE-së për përfshirjen e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Union dhe nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së hapave të nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes.
Në një postim në platformën “X”, von der Leyen ndau këto mendime dhe publikoi fotografi nga takimi me liderët kosovarë, duke vënë theksin tek angazhimi i vazhdueshëm i BE-së për rajonin.

Leave a Reply