Von der Leyen: Mali i Zi pranë integrimit në Bashkimin Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë një konference për investime Mali i Zi-BE, që u mbajt në Lushtica pranë Tivatit.

Ajo vlerësoi hapat pozitivë të ndërmarrë nga ky vend dhe tha se është momenti i duhur për të investuar. Von der Leyen theksoi nevojën për përshpejtimin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe transparencën e prokurimeve publike, për të dëshmuar se Mali i Zi është një destinacion i besueshëm për biznes.

Kryeministri Millojko Spajiq ka theksuar rëndësinë strategjike të BE-së për Malin e Zi dhe njoftoi për një cikël investimesh të mëdha që arrin shifrën e 3 miliardë eurove. Ai përsëriti se Mali i Zi është në prag të anëtarësimit në BE, duke parashikuar mbylljen e kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2026 dhe anëtarësimin e plotë deri më 2028.

Në konferencë u prezantuan projekte të reja investimesh dhe u nënshkruan disa memorandume mirëkuptimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *