Von Der Leyen: Mbështesim një tranzicion paqësor në Venezuelë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur mbështetjen e saj për popullin e Venezuelës në përpjekjet për një tranzicion paqësor dhe demokratik.

Ajo theksoi se zgjidhja e situatës duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. BE po bashkëpunon ngushtë me përfaqësuesen e saj të lartë, Kallas, dhe me shtetet anëtare për të siguruar mbrojtje dhe përkrahje për qytetarët e BE-së që ndodhen në Venezuelë.

Von der Leyen deklaroi se zhvillimet në vend po ndiqen me kujdes dhe rëndësi të veçantë, duke theksuar angazhimin e përhershëm të BE-së për popullin venezuelian në këtë periudhë të vështirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *